Fjalor i Punës Sociale – Një vepër disavjeçare e një grupi pedagogësh të Shkencave Sociale

Sociale | 3 vite më parë

Botohet për herë të parë fjalori i Punës Sociale në Shqipëri. Një punë disa vjeçare mes një grupi pedagogësh të Universitetit të Shkencave Sociale të cilët sjellin fjalorin më 850 fjalë.

Ky fjalor synon tu shërbejë jo vetëm studentëve të punës sociale, por edhe punonjësve sociale të specializuar apo edhe vetë pedagogëve.

Fjalorë të tillë shërbejnë si një burim i dobishëm informacioni për këdo që nuk është i familjarizuar me një fushë të caktuar studimi.

Fjalori i Punës Sociale vjen në bashkëpunim mes Pedagogëve Eris Dhamo, Fiona Todhri, Sabina Belshaku dhe Ervin Muço.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme