Flakët nxjerrin zbuluar municionet luftarake në Fier, zbarkojnë forcat e ushtrisë

Flakët të cilat kanë pushtuar zonën e Peshtanit kanë bërë që të dalë zbuluar një sasi e municionit luftarak ku një ditë më parë janë dëgjuar shpërthime.
Në afërsi të rrugës Fier-Cakran është gjetur një kuti e mbushur me fishekë 12.7 i zhvilluar për mitralozin e rëndë M2 Broëning në fund të viteve 1910, duke hyrë në shërbim zyrtarisht më 1921. Ai është një fishek standard shërbimi për forcat e NATO-s, si dhe për shumë vende jo anëtare të NATO-s.
Vetë fisheku është prodhuar në shumë variante: gjenerata të shumta të topave të rregullt, gjurmues, blind-shpues (AP), zjarrvënës dhe sabot të nën-kalibrit.
Municioni luftarak nuk dihet se cilës periudhë i përket por mendohet që të jetë fshehur në këtë zonë nga trazirat e vitit 1997.
Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e ushtrisë. Nga ana e tyre, banorët e zonës deklarojnë se në këto ditë kur pylli është përfshirë nga flakët shpesh janë dëgjuar shpërthime të fishekëve, ndërsa janë zbuluar edhe arkat me municion.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




