Flamurtari i pafuqishëm, Besa i shënon tre gola

Flamurtari ka pësuar një humbje shokuese në shtëpi, 0-3 përballë Besës, takim i vlefshëm për javën e tretë të Kategorisë së Parë, Grupi B. Në sfidën e transmetuar në RTSH Sport, skuadra kavajase ka treguar një dominim absolut përballë formacionit vlonjat, duke marrë një fitore më të lehtë nga sa mund të ishte menduar më parë. Flamurtari luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 59-të, karton i kuq për Kreshpa(dy kartona të verdhë).
Amarante Kaina, braziliani i kavajasve, hapi serinë e golave që në minutën e 7-të të takimit, 1-0, që mbylli dhe 45 minutat e para, pavarësisht rasteve të krijuara, ku vlen të përmendet një rast i Da Silva në minutën e 28-të, i cili ka bërë çfarë ka dashur në zonën vlonjate, por në fund ka goditur jashtë.
Dhjetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Zeqiri, i pashqetësuar nga kundërshtarët, ka marrë kohën e nevojshme për të realizuar golin e dytë për Besën. Për të nxjerrë në pah akoma më shumë momentin e vështirë që po kalon skuadra vlonjate, ka menduar Balilaj, i cili ka shënuar një autogol të çuditshëm, 0-3.
KATEGORIA E PARË
Rezultatet:
Grupi A
KORABI-VORA 4-0
Marku 14′ , Skuka 37′ (p), 66, 68′
ERZENI-VELEÇIKU 2-0
Gecaj 11′ , Hima 67′
DINAMO-ORIKU 2-0
Diogo 59′, Boci 64′
BURRELI-PARTIZANI B 2-1
Zuna 79′, Toma 85′ / Gjeci 2′
RENDITJA/GRUPI A
Skuadra Piket NL F B H GSH GP
1.KS Korabi 9 3 3 0 0 6 0
2.KF Burreli 9 3 3 0 0 8 3
3.Besëlidhja 6 2 2 0 0 9 3
4.FK Dinamo 6 2 2 0 0 4 0
5.Oriku 3 3 1 0 2 1 3
6.KF Erzeni 3 3 1 0 2 2 3
7.Partizani B 0 2 0 0 2 3 8
8.KSSH Veleçiku 0 3 0 0 3 2 8
9.Vora 0 3 0 0 3 1 8
Grupi B
POGRADECI-EGNATIA 0-1
Xhemalaj 84′
LUSHNJA-TOMORI 1-1
Abdujabar 50′ / Mezini 12′
FLAMURTARI-BESA 0-3
Kaina 7’, Zeqiri 55′, Balilaj 80′ (autogol)
RENDITJA/GRUPI B
Skuadra Piket NL F B H GSH GP
1.FK Egnatia 7 3 2 1 0 5 1
2.FC Besa 6 3 2 0 1 6 3
3.FC Lushnja 5 3 1 2 0 4 3
4.FK Tomori 4 2 1 1 0 5 1
5.KF Turbina 1 1 0 1 0 0 0
6.Flamurtari FC 1 2 0 1 1 0 3
7.KS Luftëtari 0 0 0 0 0 0 0
8.KF Pogradeci 0 2 0 0 2 1 3
9.FK Elbasani 0 2 0 0 2 0 7
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



