Flamurtari: vjen Batha, ikën Imami, Zogaj e Mrdja

Futboll Vendi | 3 vite më parë

Skuadra e Flamurtarit ka bërë goditjen e parë në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për një rikthim dhe pikërisht për mesfushorin Idriz Batha, i cili ka qenë edhe më parë pjesë e vlonjatëve, pikërisht në sezonin 2018-2019. Drejtori sportiv, Alfred Ferko ka bërë prezantimin e blerjes së re.

Por nuk kanë munguar dhe largimet në të njëjtën kohë. Kështu klubi vlonjat ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin Eni Imami, mesfushorin Silvjo Zogaj dhe sulmuesin Aleksa Mrdja.

Njoftimi i klubit:

Idriz Batha rikthehet kuqezi.

 Mire se vjen ne familjen e madhe kuqezi te Flamurtari Football Club.

Flamurtari Football Club njofton mbylljen e bashkepunimit me mbrojtesin Eni Imami , mesfushorin Silvjo Zogaj dhe sulmuesin Aleksa Mrdja.

Duke i falenderuar per ate cfare dhane per fanellen kuqezi , Ju urojme suksese ne karrieren futbollistike.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme