Fluks në pediatrinë e Lezhës, mjeku: Piku pritet në fund të muajit korrik

Në muajin korrik është rritur sëmundshmëria tek fëmijët. 45 deri në 50 është numri i pacienteve të vegjël që paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore në urgjencën pediatrike të Lezhës për shkak të viruseve apo alergjive.
Mjeku pediatër, Mark Marku, thotë se “një përqindje të konsiderueshme në rastet e paraqitura vijnë nga pushuesit“, duke apeluar të mos qëndrohet gjatë në diell apo të evitohet përdorimi i antibiotikut pa recetë.
Por edhe pse në këto shifra, sëmundshmëria tek fëmijët pritet të arrijë pikun në fundin e muajit korrik
Prej disa muajsh urgjenca pediatrike e Lezhës mbulohet me mjek përgjatë 24 orëve.
Gazetare: Heriselda Dyrmishi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




