Fluks udhëtarësh në portin e Vlorës/ Gati 20 mijë vetëm gjatë korrikut

Shifrat në portin e Vlorës vijojnë të flasin për një numër të lartë udhëtarësh . Shefi i përpunimit të trageteve në Vlorë Festim Skëndaj thotë se shifrat janë 12 për qind më shumë se një vit më parë.
Këtë vit për muajin korrik në portin e Vlorës janë shënuar 20 mijë hyrje, rreth 15 mijë më shumë se korriku i vitit të kaluar dhe 1 mijë mjete më shumë së viti i kaluar.
Skëndaj tha se turistët e huaj kanë shënuar një “boom” ardhjeje për këtë vit pa lënë pas edhe bashkatdhetarët tanë të cilët kthehen në vendin e tyre për të kaluar pushimet .
Vetëm dita e sotme në portin e Vlorës kapi shifrën e 1 mijë pasagjereve ndërkohë që ky trend pritet të vijojë edhe për muajin Gusht .
Gazetare Megi Mëhilli
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




