Fluksi i pritshëm për festën e Pashkës, Balla inspektim në Kapshticë: Të shtohen sportelet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi sot një inspektim dhe takoi kontrollorët shqiptarë e grekë në Pikën Kufitare të Kapshticës.
Ministri kërkoi rritje të shpejtësisë së përpunimit të kalueshmërisë, si dhe rritjen e numrit të sporteleve gjatë ditëve të Pashkës Ortodokse, që kremtohen javën e ardhshme.
“Pakti i parë dhe përshtypja e parë që krijon një i huaj me Shqipërinë është vendkalimi edhe punonjësi i Policisë Kufitare. Të kemi edhe shërbimet e Policisë Rrugore për të garantuar qarkullimin. Se kur krijohet fluks këtu, krijohet pastaj edhe problem qarkullimi për pjesën drejt Korçës e Pogradecit”, nënvizoi ministri.
Ai u interesua për numrin e pikave të kontrollit, të cilat siç u shpjegua nga përfaqësuesi i Policisë, do të shtohen në ditët e festave kur ka një fluks lëvizje në dy krahët e kufirit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




