Fluksi i turistëve drejt plazheve, trafik i rënduar në Fushë-Krujë

Fluksi i madh i turisteve që hyjnë nga doganat e veriut dhe atyre që u drejtohen plazheve të Adriatikut ka sjellë trafik të rënduar në disa akse rrugore.
Ndonëse me forca të shtuara policore në aksin Thumane- Fushë-Krujë, lëvizja e automjeteve është bërë mjaft e vështirë.
Gjithashtu dhe aksin Fushe Kruje-Vorë shfaqet e njëjta problematikë me trafikun prej ditësh.
Një situatë e tillë është e përvitshme në kulmin e sezonit turistik, me ardhjen e turistëve të huaj që preferojnë bregdetin shqiptar.
Punonjësit e qarkullimit rrugor në Fushë-Krujë janë në numër të shtuar përgjatë rrugës nga Thumana deri pranë Urës së Gjolës, duke udhëzuar dhe këshilluar gjithë drejtuesit e mjeteve për të kaluar edhe në rrugët e tjera dytësore për të liruar sado pak trafikun e rënduar.
Gazetar: Norel Zaimi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




