Formimi i qeverisë në Malin e Zi/ Millatoviç shpall kandidat liderin e partisë “Evropa Tani”, Millojko Spajic

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç ka zgjedhur liderin e partisë “Evropa Tani”, Millojko Spajic si kandidat për kryeministër dhe formim të Qeverisë së re.
Vendimi i Millatoviç erdhi pas konsultimit me përfaqësuesit e 18 subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend. Spajiq ka tani 90 ditë për të formuar koalicion dhe për të formuar Qeverinë.
“Pres përgjegjësi dhe përshtatshmëri nga Spajic, dhe të gjithë aktorët politikë që marrin pjesë në negociatat për formim të Qeverisë. Besoj se në këtë moment, Mali i Zi ka nevojë për Qeveri stabile, të pandarë nga profili evropian”-tha presidenti malazez.
Partia “Evropa Tani” doli e para në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Përbërja e Qeverisë së ardhshme do të ofrojë një pasqyrë të asaj se kah do të drejtohet shteti fqinj, ndonëse vazhdimisht përmendet synimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gazetar: Artur Mata
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




