Formula 1 bëhet më e “shpejtë”, gjithçka mbi garat “Sprint”

Dita e sotme është e rëndësishme për Formula 1. Pas garave të shpejta në 100 km të sezonit të kaluar, organizatorët kanë vendosur që të bëjnë disa modifikime dhe ti japin jetë garave “Sprint”, të cilat debutojnë sot në Azerbajxhan.
Më shumë spektakël – Garat “Sprint” nuk kanë për qëllim që të eklipsojnë garat tradicione të ditëve të diela, por kanë për qëllim që të shtojnë spektaklin e Formula 1. Në këtë Botëror do të jenë plot gjashtë të tilla. Debutimi do të jetë pikërisht në Baku.
Garat Sprint të këtij sezoni:
Baku (Azerbajxhan)
Spielberg (Austri, 1 qershor)
Spa (Belgjikë, 29 qershor)
Lusail (Katar, 7 tetor)
Austin (SHBA, 21 tetor)
Interlagos (Brazil, 4 nëntor)
Risia – Çmimet e Mëdha ku janë programuar edhe garat “Sprint” do të kenë ditën e premte mjaft të rëndësishme pasi renditja e veturave në garë do të vendoset pikërisht në kualifikueset, të cilat do të mbahen 48 orë përpara. Ndërsa dita e shtunë do të jetë vetëm për garat “Sprint”. Në mëngjes do të jenë tre sesionet “Shootout” (Sesioni 1: 12 minuta; Sesioni 2: 10 minuta dhe Sesioni 3: 8 minuta), nga të cilat do të dalë renditja e garës “Sprint”.
Pikët për tetë më të shpejtët e garës “Sprint”:
1° – 8 pikë
2° – 7 pikë
3° – 6 pikë
4° – 5 pikë
5° – 4 pikë
6° – 3 pikë
7° – 2 pikë
8° – 1 pikë
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




