Formula 1, dueli për vendin e dytë

Formula 1 | 3 vite më parë

Përmbledhja më e mirë e momentit që po kalon Max Verstappen është batuta e thënë nga Hamiltoni: “Tani ai mund të fitojë duke i dhënë makinës qoftë edhe me një dorë”. Pra holandezi duket qartë se po shkon i sigurtë drejt një tjetër titulli botëror, madje nuk ka kush ta pengojë edhe në thyerjen e rekordeve në Formula 1.

Një shaka ironike e britanikut, por që tregon me saktësi situatën që po përjeton Max Verstappen me Red Bullin e tij fluturues. Aston Martin po arrin rezultate të mira, i nxitur nga Alonso, që është rikthyer në formën e tij më të mirë, por i ndihmuar edhe nga një paketë e bukur përditësimesh që e kanë bërë më të efektshme njëvendëshen e tij.

Edhe Mercedes po sfidon dy makinat e para, por vetëm me Hamiltonin. Në Kanada shenja të mira dhanë edhe makinat Ferrari. Por dy pilotët e njëvendëshes së kuqe, paguan sigurisht gabimet në kualifikuese që i renditën shumë larg vendeve të para në nisje. Sepse përndryshe strategjia ishte perfekte, ritmi i garës gjithashtu, e për herë të parë këtë sezon, madje edhe ekuilibri dhe qëndrueshmëria. Formula 1 rikthehet në 2 korrik me garën në Spielberg.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme