Formula 1, gati Ferrari i ri

Formula 1 | 3 vite më parë

Sezoni i një botërori mbyllet në fakt me testet që bëhen në 28 nëntor në Yas Marina. E kjo ka qenë edhe dita e fundit e punës së SF-23 para daljes në pension. Ajo do të përdoret tashmë nga pilotët e rinj. E dalja në ditë e makinës së re është përcaktuar të martën e 13 shkurtit 2024. Kjo është hipoteza e parë e datës së lançimit të njëvendëshes së kuqe, me të cilën Charles Leclerc dhe Carlos Sainz do të përpiqen vitin e ardhshëm të dominojnë ndaj epërsisë së Max Verstappen dhe Red Bullit.

Nëse do të do ndodhë kështu, makina e re e Ferrarit do të bëjë xhirot e para në pistën e Fioranos, vetëm 24 orë përpara festës së Shën Valentinit, ditë kur u prezantua SF-23, pak më pak se dhjetë muaj më parë. Testet parasezonale në 2024 do të zhvillohen nga 21-23 shkurt në Bahrein. Periudha e kohës për zbulimin e njëvendësheve që do të konkurrojnë në botërorin 2024 është një afat i detyrueshëm.

Por për t’i parë në aksion, njëvendëshet e Formula 1 të 2024, do të duhet të presim testet në Sakhir, atje ku do të zhvillohet edhe Çmimi i Madh i Bahreinit, që nis të enjten në 29 shkurt dhe gara zhvillohet të shtunën në 2 mars, për shkak të muajit të Ramazanit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme