Formula 1, Red Bull në Majemi me telajon të vizatuar nga një

Nëse do të shikoni diçka ndryshe në telajon e “RB19” gjatë fundjavës në Majemi mos u habisni pasi nuk keni probleme me shikimin… Për Çmimin e Madh të Majemit vetura kampione në fuqi do të prezantohet me disa ndryshime në aspektin estetik pasi në “përmbajtje” triumfet e fundit kanë treguar se nuk ka nevojë për rregullime.

Red Bull, me qëllim për të përhapur edhe më shumë markën në glob, vendosi që të përfshinte tifozët duke u dhënë një përgjegjësi të madhe, të vendosnin “look”-un special për një garë të veçantë. Kurrë më parë Formula 1 nuk ka mbajtur një Çmim të Madh në Florida dhe këtë herë “RB19” do të debutojë në këtë cirkuit të ri me “fantazinë” e një tifozeje argjentinase. Red Bull njoftoi se nga të gjithë pikturat e telajove të propozuara kishte përzgjedhur konceptin e Martina Adriano-s.

Provat zyrtare dhe garën e Çmimit të Madh të Majemit do të keni mundësi ta ndiqni këtë fundjavë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




