Formula 1, refuzohet apeli i Ferrari-t për penalizmin e Sainz

Formula 1 | 4 vite më parë

Apeli i Ferrari-t në FIA për penalizmin e Carlos Sainz në Çmimin e Madh të Australisë nuk është pranuar. Spanjolli, i cili preu i katërti vijën e finishit, u dënua me 5 sekonda nga FIA dhe përfundoi në vendin e 12 duke mos grumbulluar asnjë pikë.

“Ferrari nuk prezantoi asnjë element të ri për të rigjykuar vendimin e marrë nga komisarët e garës”, thuhej në deklaratën zyrtare të FIA-s mbi aksidentin mes Sainz dhe Alonso-s. Ky episod i kushton shumë skuderisë nga Maranello, e cila në këtë fillim të sezonit është shumë larg objektivëve të vendosur vetëm pak javë më parë.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme