FORMULA 1! Sot gara në RTSH 1 HD, ora 14.40

Evente Sportive | 6 vite më parë

Gara e Çmimit më Madh të Bahreinit zhvillohet sot në orarin e drekës dhe të gjithë të apasionuarit e Formula 1 kanë mundësinë ta ndjekin në RTSH 1 HD duke filluar nga ora 14.40. Natyrisht përpara garës ka një analizë jo vetëm të këtij sezoni por edhe sezoneve të shkuara për këtë garë dhe pilotët që pritet të fitojnë. Dy linjat e para të startit këtë radhë janë “pronë” e Mercedezit (linja e parë) dhe e Red Bullit (linja e dytë). Edhe gjatë provave të lira, edhe gjatë atyre zyrtare, Mercedezi është shfaqur shumë më mirë se makinat e tjera, por Verstappen e tregoi edhe në kualifikuese që mund të jetë një surprizë e bukur. Sa i përket makinave Ferrari, tashmë nuk është më lajm se ato as nuk renditen në 10 makinat e para në gara të ndryshme. Sebastian Vettel do të niset nga vendi i 11-të, dhe shoku i tij i ekipit, Leclerc nga vendi i 12-të. Duke përfshirë edhe këtë garë mbeten edhe 3 Çmime të Mëdha këtë sezon të Formula 1


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme