Formula 1, të gjithë kundër Red Bull-it

Formula 1 | 4 vite më parë

Formula 1 nuk ndalet dhe të dielën e ardhshme do të rikthehet në pistë. Pas garave në Bahrain, Arabi Saudite, Australi e Azerbajxhan, makinat njëvendëshet përgatiten për garën e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga tre që do të zhvillohen atje. Të dielën do të zhvillohet Çmimi i Madh i Miamit. Objektivi i skuadrave është të zbresin Red Bullin nga shkalla më e lartë e podiumit, në të cilën këtë vit është ngjitur vetëm Max Verstappen e Sergio Perez, me nga dy fitore secili.

Nuk do të jetë e lehtë për Ferrarin, Mercedesin dhe Aston Martin, të provojnë të ndalin kampionët e botës, sepse vitin e kaluar, pikërisht në pistën e ndërtuar rreth stadiumit e Dolphins të Nfl, Verstappen filloi parakalimin e makinave të kuqe, që dukeshin me të vërtetë mjaft mirë deri në atë garë. Holandexi fitoi edicionin e parë të kësaj gare në Miami, duke lënë pas Leclerc e Sainz.

Ndërkohë në Maranello po vazhdon puna për të sjellë zhvillimet e reja që do të ndihmojnë dy makinat SF-23 për t’u përmirësuar në krahasim me RB19. Fundjava e ardhshme e Çmimi të Madh të Miamit është e programuar në këtë mënyrë. Të premten do të zhvillohen provat e lira, të shtunën kualifikueset në orën 22.00 dhe të dielën gara në orën 21.30. Pista në Miami është e gjatë 5.412 metra, numri i xhirove që do të kryejnë njëvendëshet gjatë garë është 57 për 308,326 km. Rekordi i pistës dhe fitorja në këtë garë i përkasin Max Verstappenit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme