Foshnjorja e parë në Tiranë, dhuruar nga Zyhra Maluka Nikolica

Sociale | 6 vite më parë

Në këtë ditë kushtuar grave risillet në kujtesë vepra e një gruaje filantrope dhe atdhetare, Zyhra Maluka Nikolica. Ajo dhuroi truallin dhe vendosi në dispozicion 20 000 franga ari per ndërtimin e foshnjores së parë në Tiranë, “Foshnjorja Hysen Nikolica”. Ky ishte cmimi, ndërsa vlera e një veprimi të tillë është më e madhe.

Inaugurimi i “Foshnjores Hysen Nikolica”, për të cilin asokohe shkroi edhe gazeta “Drita”, u bë  më 6 janar 1939, aty ku ndodhet godina e KQZ. 

Sot, në prani edhe të kryetarit të KQZ z. Ilirjan Celibashi, vendoset në këtë godinë një pllakë përkujtimore rreth aktit fisnik të kësaj zonje. 
Kushdo që kalon pranë kësaj ndërtese tani e tutje mund të kuptojë se aty ka qënë “Foshnjorja Hysen Nikolica” ose Kopshti nr.1, një dhuratë për shtetin shqiptar në 1936, kushtuar fëmijëve të kombit, në ndihmë të arsimit dhe në nder të patriotit Hysen Nikolica.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme