FOTOT/ NATO në kërkim të ‘bishës’ ruse të detit që nuk kapet nga radarët

Botë | 6 vite më parë

Një histori filmash, por që po ndodh vërtetë qindra kilometra nën sipërfaqen e Mesdheut. Pothuajse të gjitha forcat detare të NATO-s janë prej tri javësh të angazhuara në kërkimin e një nëndetëseje ruse, që fshihet në thellësitë ujore. Nuk bëhet fjalë për një mjet të zakonshëm, por për nëndetësen e klasit Kilo, “Rostov mbi Don”, ndoshta mjeti më i avancuar i forcave detare ruse.

 
Nëndetësja ruse është nisur nga deti Baltik tri javë më parë dhe pavarësisht monitorimit të anijeve britanike fillimisht, dhe më pas franceze, ka arritur qetësisht në Spanjë, duke iu afruar në mënyrë provokuese zonës ku po zhvillohet një nga stërvitjet e mëdha të NATO-s, pikërisht mbi parandalimin e aktiviteteve armiqësore nënujore, e quajtur Dynamic Manta.  

Nëndetësja ka vijuar me një trajektore zigzag shumë pranë brigjeve të Maltës dhe Tunizisë, dhe aty ka filluar një “gjueti” nga mjete amerikane, britanike, italiane dhe greke, por gjithmonë nëndetësja ka humbur gjurmët, duke iu drejtuar me shumë mundësi Sirisë ku parashikohej të përfundonte udhëtimin e saj.

Ngjarja ka një rëndësi të veçantë nga fakti që shënon pikën kulmore të një rikthimi të fuqishëm të flotës ruse në Mesdhe, pas një mungese pothuajse 25-vjeçare. Deri më tani, forcat e NATO-s e kanë toleruar disi diçka të tillë, por ndoshta administrata Biden ka vendosur t’i japë një sinjal Kremlinit që manovra të tilla nuk do të lihen më pa përgjigje.

Si në filma/ Rusia alarmon Perëndimin, NATO në kërkimSi në filma/ Rusia alarmon Perëndimin, NATO në kërkimSi në filma/ Rusia alarmon Perëndimin, NATO në kërkimSi në filma/ Rusia alarmon Perëndimin, NATO në kërkim


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme