FOTOT/ Publikohen pamjet, ja si vodhën spiunët rusë sekretet e NATO-s dhe BE-së nga Bullgaria
Botë | 6 vite më parë

Disa video tregojnë se si një rrjet spiunazhi rus kryen misionet e tij në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje. Një grua me xhaketë të bardhë shkon në Ambasadën Ruse, shihet duke biseduar me dikë, ndërsa brenda godinës, kamera e sigurisë kap një burrë duke numëruar paratë në tryezën e punës, që mendohet se ishin shpërblimi për spiunazhin.
Sipas prokurorëve, interes të veçantë për spiunët përbënte Qendra e Koordinimit të Marinës së NATO-s, e inauguruar në mënyrë sekrete në Varna. Ata bënë me dije se gruaja e arrestuar ka dy shtetësi, atë bullgare dhe atë ruse, dhe shërbente si ndërmjetëse me ambasadën. Gjithashtu, ajo ishte gruaja e kreut të këtij rrjeti spiunazhi, i cili mendohet se është një ish-zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë.




Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




