Fred Vasseur, i zhgënjyer nga dënimi i Sainz

Formula 1 | 4 vite më parë

Çmimi i Madh i  Australisë përfundoi keq për Ferrarin. Është zhgënjyes fakti që të kesh vendin e katërt në dorë dhe ta mbyllësh garën në vendin e 12-të për shkak të një penalltie. Kjo për shkak se aksidenti në të cilin u përfshi Carlos Sainz me Fernando Alonso në kthesën 1, sipas drejtuesve të garës e ka parë fajtor pilotin e Ferrarit. Dhe ato 5 sekonda penallti e zbritën spanjollën në vendin e 12-të. Për drejtorin e ekipit Fred Vasseur, ky rezultat është i vështirë për t’u pranuar: “Ka zhgënjim sepse ne po bënim një punë të mirë – tha ai pas garës. – Për mendimin tim ai me Alonson ishte thjesht një incident garash. Situata Carlos-Alonso është e ngjashme me incidentet e tjera të konsideruara normale të garave,” shtoi ai.

Përsa i përket problemeve me makinën, ai shton: “Unë mendoj se duhet të gjejmë ekuilibrin më të mirë për makinën. Në Australi kishim gjetur një ekuilibër më konstant gjatë garës. Nëse do të vijë në Baku Ferrari i vërtetë? Këtë nuk e di. Ne po punojmë shumë sepse qëllimi ynë nuk është të përfundojmë në vendin e katërt. Çdo fundjavë po sjellim diçka pozitive në makinë, potenciali është atje, motivimi gjithashtu dhe ne gjithashtu duhet të vendosim veten në një pozicion që të mos rrezikojmë të kemi incidente në pistë”.

Për Charles Leclerc, yllin polar të Ferrarit, Kampionati Botëror F1 2023 ka nisur padyshim keq. Dalja nga gara në Bahrein, vendi i shtatë në Arabinë Saudite dhe – qershia mbi tortë – Çmimi i Madh i Australisë që zgjati vetëm disa qindra metra. Për pilotin e Ferrarit, një rrotullim në kthesën 3 dhe SF-23 ngeci në zhavorr. Ferrari i bllokuar, gara e Charles ka përfunduar. Tani misioni i Charles është të marrë veten nga tronditja dhe të rifillojë gjithçka në Baku.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme