Frenkie de Jong i jep fitoren Barcelonës

Një gol i Frenkie de Jong i dha Barcelonës një fitore 1-0 ndaj Huesca, duke e ngritur skuadrën e Ronald Koeman në vendin e pestë në La Liga.
Trajneri holandez u kthye në këtë sfidë me një mbrojtës katër pasi kishte përdorur një mbrojtje me tre në dy ndeshjet e fundit. Sergio Busquets u rikthye në formacionin startues, ndërsa Antoine Griezmann e nisi sfidën nga stoli, për tu aktivizuar më pas në vend të Braithëaite .
Barça e nisi ndeshjen me këmbën e mbarë, ndërsa në minutën e 27-të De Jong shfrytëzoi një passim të dhënë nga Lionel Messi, duke mposhtur portierin Alvaro Fernandez të Huesca.
Ousmane Dembele kishte mundësinë për të vënë ndeshjen nën kontroll të plotë, por u ndal më shumë se një herë nga portiere I skuadrës vendase. Gjithsesi, katalanasit arritën të administrojnë rezultatin duke u rikthyer në rrugën e fitoreve pas atij barazimi zhgënjyes në shtëpi me Eibar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




