Frika nga fruthi, nxit vaksinimin – Gjirokastër, 70 doza të aplikuara te fëmijët brenda një jave

Sociale | 3 vite më parë

Me shfaqjen e rasteve të fruthit në vendin tonë, në Gjirokastër është rritur ndërgjegjësimi i prindërve mbi rëndësinë që ka marrja e vaksinës. Frika nga mundësia e përhapjes së kësaj sëmundjeje i ka detyruar tu drejtohen qendrave shëndetësore për ta aplikuar atë te fëmijët e tyre, ndërkohë që më parë e kishin refuzuar. Vetëm brenda një jave shënohen 70 doza të kryera te kjo kategori.

Mjekja Joana Ciko shprehet se 9 në 10 fëmijë të pavaksinuar mund të infektohen në qoftë së bien në kontakt me persona që janë bartës të virusit. Rekomandimet që vijnë prej saj konsistojnë në kujdesin personal.

Gjirokastra vazhdon të jetë një nga zonat me mbulesën më të lartë vaksinale në vend, por për sa i përket vaksinës së fruthit ajo shkon në 93%. Mjekët garantojnë prindërit se vaksina e fruth rubeolë parotit është e sigurt dhe duhet aplikuar te fëmijët ashtu siç është përcaktuar në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme