Frika nga zjarret, bashkia e Lezhës plan masash

Aktualitet | 3 vite më parë

Rritja e temperaturave ka shtuar friken e zjarreve në Lezhë. Për të përballuar situatat që mund të krijohen gjatë stinës së veres, Bashkia Lezhë ka marrë masa për tju përgjigjur rasteve të zjarreve. Nënkryetari i Bashkisë Ermal Pacaj se janë shtuar kapacitet njerezore dhe logjistike në shërbimin zjarrfikes.
“Ne kemi skuadra komplete për të përballuar problematikat që mund të krijohen nga zjarret” tha zoti Pacaj për RTSH.
Zjarrvëniet e qëllimshme dhe pakujdesia e qytetareve mbeten problem në këtë rajon ku vitin e shkuar flakët e zjarreve sollën dëme të mëdha. 
Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit 2022 në territorin e Bashkisë Lezhë ka patur 92 vatra zjarri dhe ka patur një siperfaqe më të vogel të djegur krahasuar me vitet e shkuara.

/ rtsh.al .

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme