Frikë për Roy Hodgson, sëmuret gjatë stërvitjes

Angli | 3 vite më parë

Crystal Palace, i shqetësuar për Roy Hodgson. Klubi ka njoftuar se konferenca e zakonshme për shtyp para ndeshjes së Premier League (ndeshja e së hënës kundër Everton) është anuluar për shkak se trajneri u sëmur gjatë stërvitjes në mëngjes.

Për Hodgson, 76-vjeç, një problem shëndetësor në një moment shumë delikat edhe në nivel profesional, duke qenë se pas humbjes në shtëpi ndaj Chelseat, ai është një hap larg shkarkimit.

“Fatkeqësisht konferenca e sotme për shtyp nuk do të zhvillohet më siç ishte planifikuar pasi Roy Hodgson nuk ishte mirë gjatë stërvitjes këtë mëngjes”, shkroi Crystal Palace në një deklaratë zyrtare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme