Fshat i veçantë për t’u frekuentuar/ Uji i kristaltë dhe ushqimi, arsyet që sjellin turistët në Lin

Vetëm 21 kilometra nga Pogradeci, buzë liqenit të Ohrit shtrihet fshati Lin, tepër i veçantë dhe mjaft i vizituar nga turistët.
Shtëpitë e vogla ngjitur me ujin, rrugicat e ngushta dhe zhurmat e njerëzve, i japin një pamje më mikluese këtij destinacioni piktoresk.
Turistët e huaj tregojnë arsyet se përse kanë zgjedhur Linin për të kaluar pushimet e tyre.
Veç ambienteve të fshatit të këndshëm, në Lin ofrohet dhe turizmi historik. Pak javë më parë aty u zbulua gjurmë të vendbanimeve të lashta, që për arkeologët ndërkombëtarë është ndër më të vjetrat në Evropë me moshë mbi 8500-vjeçare.
Pikërisht këto arsye, por edhe ushqimi i mirë dhe liqeni i pastër që ndodhet përbri, janë faktorët sipas banorëve të zonës se përse fshati i tyre po frekuentohet gjithnjë e më shumë.
Në Lin ka edhe disa plazhe të vogla që shquhen për ujërat e kristalta e qetësinë mes bimësisë së egër dhe peizashit magjepsës.
Gazetar: Marjo Merhori
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




