Fshati Beduqas “vuan” mungesën e të rinjve

Fshati Beduqas i bashkisë Këlcyrë , dikur numëronte 40 familje , sot ky fshat banohet vetëm nga të moshuarit. Ashtu si çdo zonë rurale pas viteve 90 po përballet me largimin e të rinjve , edhe Beduqasi përballet sot me të njëjtën plag shoqërore. Për banorët që jetojnë sot aty, braktisja e fshatit është e dhimbshme . Ata shprehen se jetesën e sigurojnë nëpërmjet bujqësisë familjare dhe prej pensioneve që marrin.
’Më parë fshati jonë ishte i banuar, kishte rini. Bënim festa shkonim për vizita tek njëri tjetri . Sot për arsye pune pjesa më e madhe e familjeve janë larguar, duke emigruar në greqi apo shtete të tjera “ thotë një banor.
“Dikur jetesa këtu ka qënë shumë e lehtë, sot për shkak të largimit të banorëve në emigrim fshati është boshatisur . Kemi mbetur vetëm ne mosha e tretë , por edhe ne kemi vështirësi pasi duke mos patur fëmijët afër ska kush të na ndihmojë me shërbime” , shton një tjetër i moshuar.
“Me largimin e banorëve në emigrim , tani edhe tokat e fshatit mbetën pa punuar . Do ishte mirë që emigrantët të kthehen dhe të punojnë në tokat e tyre, sepse edhe këtu nëse punon mund të jetosh shumë mirë” , thotë një tjetër banor i fshatit.
Në fshatin Beduqas sot jetojnë rreth 20 familje .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




