Fshati që po ‘shuhet’/ Grudë-Fusha me 6 shtëpi, ku banojnë vetëm 10 të moshuar

Sociale | 3 vite më parë

Këto rrugë të shkreta, shtëpi të braktisura, ndërtesa të rrënuara, e porta të mbyllura janë ajo çka ka mbetur në fshatin Grudë-Fushë, në Malësinë e Madhe pas largimit të banorëve të saj.

Fshati që ndodhet 13 km larg, dikur gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, në të banonin mbi 100 familje. Por ata u larguan drejt një jetë më të mirë.

Tani në fshat kanë mbetur vetëm 6 shtëpi të banuara, ku jetojnë vetëm 10 të moshuar. Njëri prej tyre  është Dan Çokaj rreth 85 vjeç i cili tregon se varfëria në fshat është ulur këmbëkryq.

Sulltana është invalide  prej 16 vitesh, ajo dhe bashkëshorti jetojnë me të ardhurat minimale nga pensioni i tyre, por edhe mungesën e banorëve në fshat.

Në Gusht të një viti më parë një zjarr i rënë në orët e vona të natës do shkrumbonte shumë banesa. 20 shtëpi , 4 prej të cilave të banueshme do të digjeshin plotësisht në këtë fshat,  ku flakëve nuk i shpëtuan as varrezat.

Gazetar: M.Rakaj

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme