FSHV ndryshon logo dhe vendos datën limit për rinisjen e kampionatit

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Është zhvilluar Asambleja e zakonshme e Federatës Shqiptare të Volejbollit. Ajo u organizua në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet, duke respektuar distancimin social për shkak të masave të marra ndaj koronavirus.

Problem kryesor i FSHV-së dhe përfaqësuesve të klubeve ishte rinisja e kampionatit, të lënë në mes që në muajin mars. Për momentin, vetëm futbolli ka marrë “OK”-in nga qeveria për rinisjen e kampionatit, gjë që sipas drejtuesve të FSHV-së është absurbe.

“Ne luajmë një sport ku ruhet distancimi, ndaj na duket absurd ky vendim për të pritur. Federata ka patur disa skenarë për rinisjen e kampionatit, që kanë rënë poshtë. Gjithsesi, nuk i kemi humbur shpresat që kampioni të dalë në fushë”, tha Erlind Pëllumbi, presidenti i FSHV-së.

Ai theksoi se Asambleja ka vendosur datën 23 qershor si afatin e fundit të pritjes së “OK”-it nga qeveria për rinisjen e kampionatit, ku do të zhvillohen vetëm ndeshjet play off. Në të kundërt, sezoni do të mbyllet pa fitues. Asambleja ka miratuar edhe logon e saj të re.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme