Fuçi me mbetje toksike që nga Lufta e Dytë Botërore zbulohen në ujërat pranë Los Angelesit

Botë | 6 vite më parë

Rreth 900 metra në thellësi të detit, 10 milje nga brigjet e Los Angelesit, gjenden fuçi të panumërta me mbetje toksike. Zbulimi është bërë nga David Valentine, një studiues i jetës ujore dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë. Fuçitë përmbajnë DDT, një përbërje kimke pa erë që fillimisht u zhvillua si një insekticid gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitet ‘60, përbërja u zbulua  se ishte shumë toksike për njerëzit dhe kafshët, ndërsa Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit e ka etiketuar tani si “kancerogjen i mundshëm njerëzor”.

Fuçitë e sapozbuluara janë në fund të detit që nga vitet 1940. Nuk dihet ende sa mund të jetë dëmi mjedisor që ato kanë shkaktuar, por një ide mund të krijohet nëse merr parasysh se një në çdo katër luanë deti të rritur në rajon ka zhvilluar kancer. Është ende e paqartë se sa fuçi të tilla janë atje, por mendohet se numri mund të shkojë deri në gjysmë milioni fuçi, raporton CBS.Vendi ku ato dergjen prej vitesh nuk është larg Montrose Chemical Corporation, dikur prodhuesi më i madh i DDT në vend.

Ekipet e restaurimit tani po përpiqen të shmangin rrezikun. Ata do të ndërtojnë shkëmbinj nënujorë artificialë për t’i tërhequr peshqit larg ujërave të ndotura dhe për të krijuar popullata të shëndetshme peshqish. Ideja është e thjeshtë: sa më pak peshq në afërsi të DDT, aq më pak kjo e fundit do të hyjë në zinxhirin ushqimor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme