Fury: Harroni Joshua, ky është boksieri më i mirë pas meje

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Sipas boksierit britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë, pas tij në renditjen e boksierëve më të mirë të këtij Divizioni vjen amerikani Deontay Wilder. Fury ka nxjerrë në vendin e tretë Anthony Joshua, duke thënë se Wilder e mposht patriotin e tij në një sfidë mes tyre. “Unë jam boksieri më i mirë aktualisht në peshën e rëndë. Jam i pamposhtur. Wilder është boksieri i dytë më i mirë. Unë besoj se Wilder e fiton me KO një duel ndaj Joshua”, tha Fury. “Unë shoh me optimizëm përpara, për të rimarrë gjithçka është e imja në këtë Divizion. Për ata që vijnë pas meje në listë nuk më intereson shumë. Për mua rëndësi ka vetëm ajo që dëshiroj më shumë”, tha Fury.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme