Fury provokon rivalin: Kam një grusht më të fuqishëm se ai

Pas deklaratave ditët e fundit se boksierët britanikë Tyson Fury dhe Anthony Joshua kanë arritur një marrëveshje për të zhvilluar dy duele mes tyre kanë nisur debatet e para. Është Fury ai që ka provokuar Joshua, duke thënë se ka një grusht më të fortë se rivali. Të dy boksierët janë kampionë bote në peshën e rëndë.
“Jam bërë profesionist kur isha 19 vjeç. Një fëmijë dhe dueloja më burra të vërtetë. Ndërsa Joshua është bërë profesionist kur ishte mbi 20 vjeç, kur ishte një burrë. Kam mësuar që fëmijë si të grushtoj”, tha Fury për “Sky Sports”.
Më tej, Fury shtoi: “Kam hedhur KO disa nga boksierët me grushtin më të fortë në histori, ndërkohë që Andy Ruiz, që mposhti Joshua, nuk ka një grusht të fortë. Ndaj, mund të them se kam një grusht më të fuqishëm se Joshua. Ka njerëz që janë stërvitur me të dy ne dhe e konfirmojnë këtë gjë”.
“Gjithsesi, kjo nuk ka të bëjë vetëm më grushtin, por edhe më aftësinë për të boksuar. Kam 12 vjet si profesionist dhe jam i pamposhtur në ring”, tha Fury, 30 fitore e 1 barazim në karrierën e tij. Ndërsa Joshua ka 23 fitore e 1 humbje në karrierën e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




