Futbolli shqiptar, një fundjavë e gjitha për t’u shijuar në RTSH

Futbolli shqiptar do të ofrojë këtë vit një kalendar plot me evente dhe ndeshje të rëndësishme, të gjitha për t’u shijuar nga sportdashësit shqiptarë vetëm në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Emocionet e futbollit kanë nisur që në javën e parë të Kategorisë Superiore, veprimtari që çdo javë përcillet në ekranin e të gjithë shqiptarëve. Ashtu si në dy fundjavat e kaluara, edhe kjo javë do të mbajë të mbërthyer të gjithë teleshikuesit. Duke filluar nga dita e shtunë, RTSH do të nisë transmetimin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë.
Takimi i parë do të jetë Lushnja-Burreli, përballje që do të nisë në orën 15:00 në stadiumin “Roza Haxhiu”. Ekipi lagunar, drejtuar nga Klodian Duro do të kërkojë ta nisë mbarë kampionatin, për të pretenduar kategorinë Superiore.
E diela do të jetë e gjitha për t’u shijuar sepse në orën 15:00 do të luhet takimi Laçi-Egnatia. Dy skuadrat vijnë pas humbjeve me dy skuadrat e kryeqytetit dhe natyisht një përballje ku nuk ka favoritë, e ku 90 minutat do të shijohen në ekranin e të gjithë shqiptarëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




