Futbollistja bie befas në fushë, evitohet drama në futbollin

Angli | 3 vite më parë

Minuta terrori gjatë finales së “FA Cup” për femra mes Arsenalit dhe Chelsea-t, kur 24-vjeçarja norvegjeze Frida Maanum, ra befas në tokë dhe humbi ndjenjat, mes tronditjes dhe frikës së lojtarëve të tjera.

Ndihma e shpejtë u dha menjëherë, asaj iu vendos në maskë për frymëmarrjen për rreth shtatë minuta përpara se të largohej në barelë dhe të shtrohej në një spital lokal.

Arsenali më pas lëshoi ​​një deklaratë për të bërë të ditur se lojtarja e tyre “është në një gjendje të qëndrueshme, duke folur dhe e ndërgjegjshme. Situata e saj monitorohet vazhdimisht nga stafi ynë mjekësor”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme