Futet për t’u larë në det/ Shfaq probleme shëndetësore, ndërron jetë 68-vjeçari në Durrës

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Durrës pasi është futur në det për t’u larë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Porto-Romano.

Sipas policisë, dyshohet se 68-vjeçari ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Familjarët  dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë, ndërsa ka humbur jetën më pas.

“Rreth orës 19:20, në Porto Romano, Durrës, shtetasi H. D., 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore.

Familjarët  dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar  për në Spital por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme