Gara për kreun e PD, hidhet shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit

Politikë | 5 vite më parë

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale është hedhur shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit për kryetar të Partisë Demokratike. I pari në fletën e votimit është renditur Sali Berisha dhe i dytë Ibsen Elezi.

Kalendari i takimeve të dy kandidatëve në 17 maj do të njoftohet nga Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale. Sali Berisha dhe Ibsen Elezi janë të vetmit kandidatë që garojnë për postin e kreut të PD. 

“Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partisë Demokratike.

Miratimi i fletës së votimit për kryetar të PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e datës 16.05.2022, ora 11.30, u hodh shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, në prezencë të përfaqësuesve të tyre. Pas hedhjes së shortit, renditja e emrave në fletën e votimit është:

  1. Sali Berisha
  2. Ibsen Elezi

Komisioni do njoftojë në vijim kalendarin e takimeve të dy kandidatëve për ditën e martë dt 17 maj 2022”, thuhet në njoftim.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme