Gati edicioni i gjashtë i “South Outdoor Festival”

Aktualitet | 3 vite më parë

Nga 25-28 Maj në Borsh, Riviera e Shqipërisë, do të mbahet edicioni i gjashtë i “South Outdoor Festival”.

Lajmin e njoftoi në rrjetet sociale Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Sipas saj South Outdoor Festival ndez shpirtin bregdetit të jugut .

South Outdoor Festival është një festë e gjithçkaje që mund të shijohet jashtë. Ai feston sportin, kulturën, traditën, muzikën, natyrën dhe kuzhinën. Festivali mbledh aktivitetet më të njohura në natyrë në një event dhe zhvillohet çdo vit në Borsh, në jug të Shqipërisë. 

Festivali fton pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria dhe e gjithë Evropa të bashkohen, të konkurrojnë dhe të argëtohen, të përhapin gëzimin dhe të përjetojnë bukurinë unike të natyrës, ushqimit, kulturës, traditës së rajonit.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme