Gati kabinetet dentare në shkolla në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër, Rama: Zgjerojmë shërbimin

Sociale | 3 vite më parë

Në shtator do të jenë gati kabinetet dentare në shkolla në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër. Këtë e bën me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ndërsa njofton zgjerimin e shërbimit edhe në shkolla të qyteteve të tjera. 

“Teksa të vegjlit po shijojnë pushimet e gushtit, me ekipet tona të kujdesit shëndetësor, po punojmë për detajet e fundit, që, në shtator, të kemi gati kabinetet e reja dentare në shkolla.

Pas Njësive të reja të dentistrisë në shkolla në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër bëhemi gati të zgjerojmë këtë shërbim me investimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në shkolla në Gjirokastër, Krujë, Kukës, Vlorë, Fier, Lushnje, Lezhë, Mat, Dibër, Korçë dhe Berat”, shkruan Rama teksa ndan disa foto nga kabinetet e vendosura në ambjentet e shkollave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme