Gazetari Burimi: Si mund ta shtyjë Rama edhe një vit kështu!?

Politikë | 3 vite më parë

Gazetari Genc Burimi, në emisionin ‘3D’ në RTSH deklaroi se Rama e ka të vështirë ta shtyjë dhe një vit me këtë situatë, pasi kryeministri nuk do të ketë më letër të bardhë nga ndërkombëtarët.

“Në Francë ka pasur shumë shfaqe të tilla si nga ekstremi i majtë ashtu edhe ai i djathtë. Shtypi nuk e sheh këtë si krize të opozitës, por si vështirësi në të cilën vihet shumica. Se shtyn Rama edhe një vit në këtë mënyrë. E shoh si krizë të shumicës këtë situatë. Ka zgjedhje pas një viti. Kemi braktisje të Kuvendit. Edhe faktori ndërkombëtar duket se e ka humbur durimin. Po erdhi Tramp, Evropa do të mbetet vetëm në Ukrainë dhe në Ballkan. Nuk i shërben Ramës kjo si situatë. Po pjell vetëm ligje për afrikanët, për bastet. Nuk do të ketë më Rama letër të bardhë nga ndërkombëtarët.”, tha Burimi.

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme