Gazi natyror/ Mbyllet Nord Stream 1, Europa në gatishmëri për më të keqen

Botë | 4 vite më parë

Me mbylljen e  Nord Stream 1 nga e hëna deri më 21 korrik për mirëmbajtje, Evropa është në gatishmëri për skenarin më të keq të një mbylljeje të plotë të rrjedhës së gazit natyror , i cili, nëse ndodh, do të kishte pasoja të rënda për sektorin e energjisë.

Megjithëse Moska siguron se rubineti do të hapet përsëri pas punës së mirëmbajtjes, liderët evropianë mbeten të pakënaqur, nga frika se Vladimir Putin mund të zgjedhë të përdorë një “armë hibride” të tillë mes përshkallëzimit të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të vazhdueshme perëndimore kundër Rusisë.

Edhe para se Nord Stream 1 të mbyllej për mirëmbajtje, sasitë e gazit natyror janë zvogëluar ose në disa raste furnizimet janë ndërprerë plotësisht, ku presidenti rus ka kërkuar pagesa në rubla./ CNN.gr

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme