Gazment Bardhi nuk kursen Lulzim Bashën. Ja mesazhi direkt që ka për ish-kryetarin

Politikë | 3 vite më parë

PD do të udhëheqë koalicionin opozitar të strukturuar të premten me nismën e partive të vogla për të mundësiar krijimin e një federate opozitare. Mes shumë partive, në tryezë mungonte Lulzim Basha, por, sipas Gazment Bardhit, kjo është një zgjedhje e tij. “Në dijeninë timë aleatët që kanë marrë përsipër inisiativën, kanë kontaktuar me zotin Basha, i cili nuk është përgjigjur.”- tha Gazment Bardhi për emisioni  “Pa Censurë”, duke bërë të qartë edhe pozicionin e tij në raport me Lulzim Bashën që drejton PD zyrtare. “Nismëtarët kanë gjykuar që duhet ftuar çdo faktor. Çdo faktor opozitar është i mirëpritur, por zoti Basha duhet t’i rithehet opozitarizmit. Për fat të keq, kolegu Basha, edhe pse është një anëtar i grupit parlamentar të PD, më shumë ndërmerr nisma dhe akte kundër grupit të PD, kundër opozitës, sesa kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.”- tha kryetari i grupit patlamentar të PD, Gazment Bardhi, një nga ish bashkëpunëtorët më të afërt të Lulzim Bashës në PD. 

Aktualisht, zoti Basha përfaqëson 100 mijë anëtarë të marra nga PD zyrtare në zgjedhjet lokale të 14 majit, por Gazment Bardhi këmbëngul se ka vetëm një ftesë për Bashën. “T’i rikthehet opozitarizmit. Ne nuk ftojmë në tryezë individë që nuk e kanë ndarë mendjen janë maxhorancë apo opozitë, nëse duan të përballen me maxhorancë  apo i shkelin syrin për t’u bërë pjesë e kësaj maxhorance. Ne nuk mund ta bëjmë me zor të vijë në tryezë. Kjo është një federstë opozitare, ku ne jemi të bashkuar në diversitet, secila parti ka qendrime të caktuara për çështje të caktuara, por përballjen me Edi Ramën, nevojën që ka vendi për një alternativë opozitare të besueshme kanë çështje që na bëjnë bashkë në opozitës. Kush do që ta nxjerrë veten jashtë opozitës, është i lirë të vazhdojë. Në nuk mund ta detyrojmë”- u shpreh Gazment Bardhi në emisionin “Pa Censurë”. 

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme