“Gërdeci” – Mbahet seanca e radhës, Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ku pritet të mbahet seanca gjyqësore e radhës për dosjen “Gërdeci”.
Herën e kaluar, më 10 janar, dëshmitar në gjyq ishte edhe ish-drejtori i ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari, i dënuar me 15 vjet burg për masakrën e Gërdecit. Ai u lirua pas 6 viteve në qeli, i cili ia faturoi të gjithë përgjegjësinë Forcave të Armatosura.
Ish-drejtori i ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari, i dënuar me 15 vjet burg për masakrën e Gërdecit dhe i liruar para kohe pas vetëm gjashtë viteve në qeli, ia faturoi krejtësisht përgjegjësinë Forcave të Armatosura.
Duke folur për mediet pas seancës së 10 janarit, Pinari theksoi se Forcat e Armatosura, si edhe kompania kontraktore “MEICO”, nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që u përcakton legjislacioni, vendimet e qeverisë dhe urdhrat e ministrit.
“Shpërthimi është përgjegjësi e Forcave të Armatosura. Ato nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që u përcakton legjislacioni, vendimet e qeverisë dhe urdhrat e ministrit. Për mua është përgjegjësi e operatorit që duhet të zbatonte rregullat, të cilat ne i kishim caktuar në kontratë,” deklaroi ai.
Ai theksoi se “MEICO” kishte për detyrë të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin.
“MEICO kishte detyrën të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin, kaq. Vet statusi i MEICO është ndërmarrje që përfaqëson interesat e pronarit të mallit, që ishin Forcat e Armatosura, dorëzonte mallin dhe të gjitha arkëtimet e lekëve kalonin në buxhetin e shtetit,” deklaroi Pinari jashtë GJKKO.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




