Getafe kërkon fitoren 3-0 ndaj Realit pas një zëvendësimi të

Çështja Asensio në Real Madrid-Getafe mban ende të hapur diskutimin në La Liga, ndeshje e vlefshme për ditën e tridhjetë e katërt të kampionatit dhe e përfunduar me fitoren 1-0 të Blancos falë golit të Asensio. Po, është ai, protagonisti në qendër të çështjes që bëri që Getafe të denonconte…
Getafe denoncoi Real Madridin për zëvendësim të parregullt dhe kërkoi humbjen 3-0. Pse? Gabimi i supozuar i arbitrit në Real Madrid-Getafe ka ndodhur në minutën e 84-të, kur Odriozola ka hyrë në fushë. Fillimisht, pankina e Realit kishte planin për ndryshimin mes ish-lojtarit të Fiorentinës dhe Asensio. Në atë moment, Camavinga u detyrua të largohej, duke u zëvendësuar nga Odriozola.
Sipas Getafe, i sapoardhuri ishte tashmë në fushë, kështu që zëvendësuesi duhej të ishte Asensio dhe jo Camavinga. Real Madridi tani do të ketë tri ditë kohë për tu mbrojtur për këtë rast, me komisionin përkatës që po punon për të shqyrtuar incidentin në fjalë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




