Girona shkruan historinë, siguron matematikisht një vend në Kupat

Girona siguroi matematikisht një vend në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm pasi mposhti Cadizin 4-1 në ligën spanjolle të shtunën në mbrëmje.
Girona konsolidoi pozitat në vendin e tretë të renditjes dhe garantoi se nuk mund të përfundojë më poshtë se e shtata, vendi që shpërblehet me një udhëtim në Ligën e Konferencës së Evropës. Një vend i pestë ose i gjashtë të çon në Ligën e Evropës, dhe katër të parat sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Klubi spanjoll është një nga zbulimet e futbollit evropian këtë sezon. Në tre sezonet e mëparshme në ligën më të lartë, rezultati më i mirë i Gironas ishte vendi i 10-të.
“Ky është një moment historik për klubin. Është e pabesueshme që vetëm në sezonin tonë të katërt në LaLiga kemi arritur në Evropë”, tha golashënuesi Iván Martín. “Ne ia kemi arritur qëllimit tonë të parë, por duam më shumë”.
Lojtarët e Gironas veshin bluza që shkruanin “Ja ku jemi Evropë” ndërsa festonin në fushë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




