Gjashtë boksierë në ringun ballkanik

Kombëtarja e boksit, që drejtohet nga Zef Gjoni, Sead Bushati dhe Lazarin Vila, do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Ballkanik, i cili zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Shqipëria përfaqësohet me gjashtë boksierë, të cilët janë Krenar Zeneli, Rexhildo Zeneli, Denis Nurja, Alban Beqiri, Arjon Kajoshi dhe Indrid Laçi.
Tanimë është hedhur dhe shorti dhe Krenar Zeneli në peshën 60 kilogram do të ketë përballë kroatin Diego Mamiç. Në peshën 64 kilogram, Rexhildo Zeneli do të ndeshet me serbin Nenad Jovanoviç. Po kështu në peshën 69 kilogram, Denis Nurja do të jetë përballë slloveni Aljaz Sireclj.
E në peshën 81 kilogram Arjon Kajoshi do të ndeshet me kosovarin Besart Pireva. Alban Beqiri dhe Indrid Laçi do të ngjiten në ring të premten, ndërsa sporti i dorezave shpresohet të arrijë në zonën e medaljeve në Kampionatin Ballkanik të Zagrebit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




