Gjendet i vdekur në Shkup, drejtori i televizionit Alsat, Lirim Hajredini

Drejtori operativ i Televizionit Alsat në Maqedoninë e Veriut, Lirim Hajredini, është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së enjtes, pranë një qendre tregtare në Shkup.
Ngjarja e rëndë ka tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët e Hajredinit, i cili prej vitesh ishte pjesë e botës së medias, teksa kryente detyrën e drejtorit operativ në Alsat prej 16 vitesh.
Sipas raportimeve paraprake, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së 38-vjeçarit. Shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas kryerjes së autopsisë.
Humbja e tij është pritur me dhimbje nga kolegët dhe bashkëpunëtorët, ndërsa pritet që në vijim të dalin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




