Gjenerali shqiptar, Bilbil Bitri, merr drejtimin e Brigadës së Evropës Juglindore të dislokuar në Maqedoninë e Veriut

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri të ditur të enjten se nga 31 gushti Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Evropës Juglindore, ose siç njihet ndryshe, SEEBRIG.

Drejtimi i Brigadës së Evropës Juglindore nga ana e Shqipërisë ndodh për herë të dytë, si pjesë e procesit të Ministerialit të Mbrojtjes së Evropës Juglindore.

“Krenari dhe privilegj që Forcat tona të Armatosura janë vlerësuar në mënyrën më dinjitoze në arenën ndërkombëtare. Gjeneral brigade Bilbil Bitri, do të jetë për një mandat tre-vjeçar Komandant i Brigadës së Europës Lindore, të dislokuar në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Suksese të përzemërta për gjeneral Bitrin, në këtë rrugëtim sfidues! Shpresëplotë që ai do vazhdojë të bëjë krenar vendin tonë dhe të përfaqësojë me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”- shkruan Peleshi në rrjetin e tij social Facebook.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme