Gjeorgji-Spanjë, me 15 mijë spektatorë

Gjeorgji-Spanjë, sfida e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022, do të shohë praninë e tifozëve në tribuna. Ekipi vendas, në fakt ka marrë dritën jeshile nga qeveria dhe do të jetë në gjendje të hapë pjesërisht stadiumin të dielën, 28 Mars. Në tribunat e ‘Boris Paichadze’ të Tbilisi duhet të jenë rreth 15 mijë tifozë për të ndjekur ndeshjen. Objekti mund të mbajë deri në një maksimum prej 55,000 spektatorësh.
Përfaqësuesja e Gjeorgjisë, që nga 15 shkurti i këtij viti, drejtohet nga Willy Sagnol. Detyra e tij është që të kthejë skuadrën në rrugën e duhur, pas asaj që përjetoi në kualifikueset e Euro 2020. Gjeorgjia e nis fushatën këtë të enjte me një udhëtim në Suedi, para se të luajë me Spanjën tri ditë më vonë dhe më pas të udhëtojë për në Greqi më 31 mars.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



