Gjermani, radhë të gjata për të votuar për zgjedhjet presidenciale në Turqi

Shtetasit turq që jetojnë në Gjermani, u dyndën të shtunën drejt kutive të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Türkiye më 28 maj, njofton Anadolu Agency.
Dyndjet u vërejtën në nga orët e para të mëngjesit kryesisht para qendrave të votimit në qytetet e mëdha.
Qytetarët në qytetet Berlin, Këln, Essen dhe Bremen, në orët e para të mëngjesit formuan radhë të gjata para qendrës së votimit.
Gjermania është vendi me numrin më të madh të votuesve turq jashtë vendit me rreth 1.5 milion votues.
Turqit në këtë vend do të mund të votojnë nga ora 08:00 deri në orën 22:00 deri më datën 24 maj.
( Sipas Anadolu Agency )
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




