Gjermania e gatshme të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Botë | 4 vite më parë

Gjermania është e përgatitur të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, tha ministri i saj i jashtëm raporton Reuters.

Procesi i anëtarësimit të anëtarëve të rinj zakonisht mund të zgjasë deri në një vit, por, Annalena Baerbock tha se ministrat që u mblodhën për takimin e NATO-s në Berlin kishin rënë dakord se momenti nuk duhet humbur.

“Gjermania ka përgatitur gjithçka për të bërë një proces të shpejtë ratifikimi,” u tha Baerbock gazetarëve.

Duke iu referuar mundësisë që të ketë një periudhë kur Suedia dhe Finlanda mund të mos mbulohen ende nga garancia se një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithëve, ajo thotë se nuk duhet të ketë “zonë gri, ku statusi i tyre është i paqartë”. .

Homologia e saj kanadeze Melanie Joly thotë se shpreson që çdo marrëveshje për vendet që do të bashkohen mund të arrihet “brenda javësh”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme