Gjermania, një lojtar i përfaqësueses është pozitiv me Coronavirus

Një lojtar i përfaqësueses së Gjermanisë ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Kjo u njoftua nga Federata Gjermane e Futbollit, duke theksuar se futbollisti, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, është asimptomatik dhe është vendosur në izolim.
Sipas raporteve nga ‘Bild’, lojtari pozitiv është Jonas Hofmann, mesfushori i Borussia Moenchengladbach dhe se lojtarët “janë të mbyllur në dhomat e tyre”. Gazeta gjermane gjithashtu raporton se: “Ka shumë të ngjarë që lojtarët të ritestohen para fillimit të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2022”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



